ZYRTARE/ Përcaktohen vazot për shortin e Kupës së Botës 2022, Shqipëria vendoset...

ZYRTARE/ Përcaktohen vazot për shortin e Kupës së Botës 2022, Shqipëria vendoset...

12:13, 27/11/2020

Shqipëria është vendosur në vazon e katërt për shortin e fazës kualifikuese të Kupës së Botës 2022.

FIFA publikoi ndarjen e kombëtareve europiane për shortin që do të zhvillohet më 7 dhjetor në Zyrih. UEFA përcaktoi që kuqezinjtë të vendosen në vazon e katërt për shortin e eliminatoreve të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja ndodhet në këtë vazo së bashku me Bosnje-Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.

Kurse Kosova është pjesë e vazos së pestë së bashku me Armeninë, Kazakistanin, Lituaninë, Qipron, Armeninë, Ishujt Faroe, Azerbajxhanin, Letoninë dhe Andorrën.

Ja të gjitha vazot e përfaqësueseve para shortit:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco