Gattuso: Ai bëri ëndrrën në realitet, Maradona nuk vdes kurrë!

Gattuso: Ai bëri ëndrrën në realitet, Maradona nuk vdes kurrë!

11:24, 27/11/2020

Futbolli u kthye në Napoli të enjten por jo normaliteti, me qytetin që vazhdon të vajtojë vdekjen e legjendës Diego Maradona.

Napoli mposhti 2-0 Rijekan në Europa League, në ndeshjen e parë pas vdekjes së Maradonës. Lojtarët e Napolit në nderim të legjendës së klubit të tyre, dolën në fushë me fanella, që në shpinë mbanin numrin 10.

Pas ndeshjes, trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso kishte disa fjalë për argjentinasin që u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare si pasojë e atakut kardiak.

“Diego është krenaria e këtij qyteti”, ka deklaruar Gattuso.

“Ata panë futbollistin më të mirë në botë. Ai përfaqësoi numrin 10, një popull të tërë e bëri që të ëndërronin. Shumë djem quhen Diego, ai është më i rëndësishëm se San Gennaro.  Kam shumë kujtime të mrekullueshme të Diegos, pata mundësinë të darkoja disa herë me të”.

“Ai nuk do të vdesë kurrë, sepse ishte një person i jashtëzakonshëm. Ai bëri shumë gjëra të jashtëzakonshme. Gjithashtu bëri edhe gabime në jetë, por ai do të jetojë përgjithmonë”, tha Gattuso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco