Rrëfehet Sharapova: Ky është personi që më shkatërroi karrierën

Rrëfehet Sharapova: Ky është personi që më shkatërroi karrierën

10:38, 27/11/2020

Tenistja ruse Maria Sharapova u tërhoq këtë vit nga sporti, duke i dhënë fund një periudhe të vështirë të karrierës që zgjati disa vite. Prej vitit 2016, kur u pezullua për përdorim doping, meldonium, tenistja bukuroshe nuk arriti më të jetë protagoniste në fushat e tenisit.

Sharapova tregon se ai pezullim praktikisht i prishi gjithë karrierën, që u mbyll para kohe, telesport.

“Jam testuar nga viti 2006 deri në vitin 2015 dhe nuk kisha patur kurrë probleme me dopingun. Më pas, në janar 2016, vjen një e-mail që më thotë se kam përdorur doping dhe se meldonium ishte bërë një mjekim i ndaluar. U ndjeva keq, pasi askush nuk më kishte njoftuar për këtë gjë”, tha Sharapova.

“Unë kam një ekip që më ndjek në fushën e lojës dhe secili ka përgjegjësitë e tij. I kam thënë menaxherit tim të kontrollojë të gjitha mjekimet e ndaluara. Ishte fundi i vitit 2015 dhe Max Eisenbud, menaxheri im, kishte disa probleme personale. Ai nuk e kontrolloi listën dhe më pas dihet si shkuan gjëra”, tha Sharapova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco