Ancelotti kërkon të marrë tek Evertoni ish-kampionin e botës

Ancelotti kërkon të marrë tek Evertoni ish-kampionin e botës

21:51, 26/11/2020

Pasi mori këtë verë te Evertoni fantazistin kolumbian James Rodriguez, Carlo Ancelotti “i ka vënë syrin” një tjetër futbollisti që ka stërvitur në kohën kur drejtonte spanjollët e Realit të Madridit.

Bëhet fjalë për mesfushorin turko-gjerman, Sami Khedira, i cili është në vitin e fundit të kontratës me Juventusin dhe nuk ka rinovuar me bardhezinjtë, por njëkohësisht është lënë jashtë federimeve për kampionatin.

Drejtuesit e Evertonit kanë kryer kontaktet e para me menaxherët e mesfushorit dhe kanë arritur një akord paraprak për realizimin e transferimit në verë, por do të provojnë ta marrin që në janar, nëse Juventus do të pranojë një shifër simbolike në këmbim.

Vetë Ancelotti foli me superlativa për Khedirën, në një intervistë për mediat angleze dhe theksoi se një emër si turko-gjermani do t’i shtonte cilësinë dhe eksperiencën skuadrës së Evertonit.

“Unë kam stërvitur shumë lojtarë dhe jo të gjithë mund të vijnë te Everton, megjithatë Khedira është një futbollist serioz, që ka luajtur në nivele të larta dhe mund të na shtonte cilësinë e eksperiencën. Gjithsesi nuk dua të flas më shumë, pasi me merkaton merren drejtuesit”, tha Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco