Antonio Conte merr çmimin ‘Tapiri i Artë’

Antonio Conte merr çmimin ‘Tapiri i Artë’

21:18, 26/11/2020

Pas humbjes me kosto të rëndë 0-2 ndaj Realit të Madridit mbrëmjen e djeshme, trajneri i Interit, Antonio Conte, ka marrë sot çmimin “Tapiri i Artë” nga emisioni i mirënjohur italian “Striscia la Notizia”.

I dërguari i programit të njohur, Valerio Staffeli, takoi Conten në Milano dhe i dhuroi çmimin, ndërsa nuk ngurroi t’i bëjë edhe dy pyetje, ku e para natyrisht lidhej me të ardhmen e tij në pankinën zikaltër dhe tjetra me kontrollin mbi dhomat e zhveshjes.

A besoni se do ta hani panetonen në stolin e Interit?

Kemi shumë punë për të bërë, por nëse nuk e ha panetonen, do të thotë që nuk e kam merituar atë.

A mendoni se lojtarët po luajnë kundër jush?

Kjo është pyetje idiote.

Pas këtyre përgjigjeve të shkurtra, trajneri zikaltër u largua menjëherë drejt qendrës stërvitore të Interit, ku kishte planifikuar seancën e radhës në prag të ndeshjes me Sassuolon ditën e shtunë në orën 15:00.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco