Emocionuese: Futbollisti i Ajax nderon Maradona-n duke i imituar nxehjen e tij ikonike

Emocionuese: Futbollisti i Ajax nderon Maradona-n duke i imituar nxehjen e tij ikonike

19:20, 26/11/2020

Ndeshja kundër Midtjylland mbrëmjen e djeshme nuk ishte si të tjerat për dy futbollistët argjentinas të Ajax, Nicolas Tagliafico dhe Lisandro Martínez. Disa orë para sfidë së Champions League, në media doli lajmi se Diego Maradona kishte ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare.

"Kur Lisandro dhe unë morëm vesh lajmin, e kemi pasur shumë të vështirë të luanim", tha Tagliafico pas ndeshjes kundër Midtjylland para kamerës së Ajax TV (3-1). "Është një humbje e madhe për ne. Kjo vlen për të gjithë botën e futbollit, por sigurisht për ne argjentinasit."

Para fillimit të ndeshjes, Tagliafico kishte menduar ta nderonte në një mënyrë krejt të veçantë Maradona-n. Përveç faktit që Ajax kishte vënë shirit të zi dhe u mbajt një minutë heshtje para takimit, Tagliafico hyri në dhomën e DJ të “Johan Cruijff Arena" dhe i kërkoi Dj që të luante këngën “Live is Life ."

Maradona, i mahniti të gjithë tifozët brenda stadiumit Olympiastadio në Berlin para gjysmëfinales së Kupës UEFA në vitin 1989 mes Bayern Munich dhe Napolit (2-2, por Napoli kaloi në finalen e Kupës UEFA, pas fitores 2-0 në Itali).Gjatë momentit të nxehjes, në stadium u lëshua kënga e grupit Opus. Tifozët brenda stadiumit panë atë ditë (dhe akoma sot, përmes YouTube)  Maradona-n, i cili vallëzonte në fushë, xhonglonte topin si dhe e mbante atë në kokën me një lehtësi të jashtëzakonshme.

Një moment ikonik, të cilin Tagliafico u përpoq ta rikthente mbrëmjen e djeshme. 'Si një homazh për Diego-n, për gëzimin që ai gjithmonë sillte në fushë. Për ta kujtuar atë. Ai është një legjendë dhe do të jetë gjithmonë. Gjatë nxehjes, sigurisht që doja të ngrohesha, por gjithashtu mendova për të. Ai ishte lojtari më i mirë në histori”, përfundoi Tagliafico.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco