FSHF vendos për javën e gjashtë të Superiores, ja kur do të luhet derbi Tirana - Partizani

FSHF vendos për javën e gjashtë të Superiores, ja kur do të luhet derbi Tirana - Partizani

18:19, 26/11/2020

Java e pestë e Kategorisë Superiore do të luhet e gjitha ditën e diel. Mirëpo, përveç javës së pesat, FSHF nuk ka humbur kohë për të përcaktuar oraret dhe stadiumet ku do zhvillohen ndeshjet e javës së gjashtë.

Do të jetë java e derbit, teksa Tirana dhe Partizani do të përballen mes tyre dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Pikërisht derbi i kryeqytetit është vendosur të luhet ditën e premte më 4 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania”.

Përsa i përket ndeshjeve të tjera, ato do të luhen një ditë më vonë, me Kukësi-Apolonia dhe Vllaznia-Bylis që do të startojnë në 13:45 ndërsa Skënderbeu-Laçi dhe Teuta-Kastrioti do të startojnë në 16:45.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 6

E premte, më 4 dhjetor
Ora 18:00 | Tirana-Partizani

E shtunë, më 5 dhjetor
Ora 13:45 | Kukësi-Apolonia
Ora 13:45 | Vllaznia-Bylis
Ora 16:45 | Skënderbeu-Laçi
Ora 16:45 | Teuta-Kastrioti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco