Lamtumira e legjendës/ Autopsia: Maradona vdiq në gjumë nga...

Lamtumira e legjendës/ Autopsia: Maradona vdiq në gjumë nga...

10:00, 26/11/2020

Trupi i Diego Maradonës mbërriti në pallatin presidencial në Argjentinë, teksa vendi po përgatitet për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Gjeniu i futbollit ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60-vjeçare. Një turmë me tifozë ishin mbledhur përpara pallatit presidencial, ndërsa Argjentina do mbajë tri ditë zie.

Një raport i autopsisë është publikuar nga mediat argjentinase. Sipas autopsisë, Maradona vdiq në gjumë vetëm dy javë pasi ishte operuar në tru nga një mpiksje e gjakut.

Mjekët zbuluan se ai ka ndërruar jetë nga kardiomiopatia, një gjendje ku muskujt e zemrës dobësohen dhe zgjerohen duke mos pompuar mjaftueshëm gjak për pjesën tjetër të trupit.

Nipi i tij, Johnny Esposito e pa për herë të fundit. Maradona i tha atij se nuk ndjehej mirë dhe u ngjit në dhomë ku u shtri në krevat. Aty ndërroi jetë nga ataku kardiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco