FOTO/ Reali fundos Interin, rezultate surprizë në Champions League

FOTO/ Reali fundos Interin, rezultate surprizë në Champions League

23:11, 25/11/2020

U luajtën sot 8 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve, ku nuk munguan surprizat.

Padyshim që vëmendja ishte te kryendeshja mes Interit dhe Realit të Madridit, ku triumfoi skuadra e Zidane me rezultatin 0-2.

Me këtë disfatë, interistëve do t’iu duhet një mrekulli në ndeshjet pasardhëse për të siguruar kualifikimin.

Ndërkohë në sfidat e tjera, Atalanta e Gjimshitit shtangu Liverpoolin në “Anfield”, duke e mposhtur 0-2, teksa kampionët e Bayernit bënë detyrën në shtëpi ndaj Salzburgut.

Fitore bindëse edhe për Ajaxin dhe Porton. Sfida e vetme që përfundoi në barazim ishte ajo mes Atleticos së Madridit dhe Lokomotivës së Moskës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco