Liga e Kampionve/ Manchester City kualifikohet në 1/8, Monchengladbach mposht thellë Shakhtar-in

Liga e Kampionve/ Manchester City kualifikohet në 1/8, Monchengladbach mposht thellë Shakhtar-in

21:03, 25/11/2020

U luajtën 2 nga 8 ndeshjet e ditës së sotme në Ligën e Kampioneve.

Manchester City  dhe Borussia Monchengladbach  arritën të fitonin, respektivisht ndaj Olimpiacos-it dhe Shakhtar Donetsk.

“Qytetarët” fituan me rezultatin minimal 1-0 ndaj grekëve, ndërsa Monchengladbach triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 kundër ukrainasve.

Golin e vetëm për skuadrën e Pep Guardiola-s, e shënoi Phil Foden, në minutën e 36-të. Klubi anglez shkoi në kuotën e 12 pikëve në grupin C, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e Ligës së Kampioneve.

Ndërsa për skuadrën gjermane në fitoren ndaj Shakhtar, realizuan Lars Stindl (17), Nico Elvedi (34), Breel Embolo (45+1), Oscar Wendt (77). Monchengladbach, kryeson grupin B me 8 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco