I kopjoi festimin e golit, Ronaldo i jep fanellën Uzunit

I kopjoi festimin e golit, Ronaldo i jep fanellën Uzunit

23:29, 24/11/2020

U luajt mbrëmjen e sotme ndeshja midis Juventus dhe Ferencvaros, e vlefshme për javën e 4-rt për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Bardhezinjtë arritën të fitonin me përmbysje 2-1 ndaj hungarezëve.

Fillimisht, sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni kaloi në avantazh Ferencvaros, mirëpo Juventus arriti të përmbyste gjithçka falë golave të shënuar nga Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata.

Ajo që ra në sy në këtë takim, ishte festa që Uzuni bëri, teksa shënoi golin për skuadrën e tij. 25 vjeçari imitoi festën e idhullit të tij Cristiano Ronaldo, duke tërhequr vëmendjen e medieve të njohura italiane, por jo vetëm me mënyrën që ai zgjodhi për të festuar golin.

Mirëpo, kjo nuk ishte gjëja e vetme interesante nga ky takim. Në fund të ndeshjes, Cristiano Ronaldo dhe Myrto Uzuni shkëmbyen fanellat midis tyre. Një mënyrë vlerësim kjo nga Ronaldo për sulmuesin shqiptar, i cili tregoi vlerat e tij në këtë takim. (A.Gj, Syri.net)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco