Plani i Guardiolës për ta bindur Messin të nënshkruajë me City

Plani i Guardiolës për ta bindur Messin të nënshkruajë me City

14:39, 24/11/2020

Në Angli janë të sigurtë që Guardiola dhe Manchester City i tij dëshirojnë Leo Messin me çdo kusht.

Rinovimi i kontratës së Guardiolës për deri në vitin 2023 me CIty është një konfirmim i mëtejshëm i dëshirës për të sjellë Messin në  Etihad Stadium.

Siç dihet kontrata e numrit 10 të Barcelonës skadon në qershor të 2021 dhe rinovimi nuk duket në ajër.

Plani i Manchester City për të bindur Messin

Shtypi britanik flet për një ofertë vërtet të çmendur për të bindur Leo të transferohet në Manchester.

 Lojtari i Barcelonës nga 1 janari 2021 është i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër. 

Fenomeni argjentinas do të propozohet, pasi të mbarojë përvoja në Etihad , për të vazhduar karrierën e tij në New York City FC në Mls ose Melbourne City në Australi ose si një alternativë ndaj Yokohama F Marinos në Japoni. 

Për më tepër, sipas asaj që raporton "Times", një rol si ambasador i klubit do të ishte gjithashtu i gatshëm për Messin sapo karriera e tij si futbollist të mbyllet përfundimisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco