‘Çmenduria’ prek kulmin/ Man City përgatit kontratë 10-vjeçare për Messin

‘Çmenduria’ prek kulmin/ Man City përgatit kontratë 10-vjeçare për Messin

13:55, 24/11/2020

Manchester City është duke përgatitur një ofertë të ‘çmendur’ për yllin e Barcelonës, Lionel Messin.

E ardhmja e argjentinasit vazhdon të mbetet mister, ndërsa vazhdon të jetë i lidhur me një kalim të mundshëm në Premier League.

Sipas The Times, “Qytetarët” do t’i ofrojnë kontratë 10-vjeçare sulmuesit që ta bindin të transferohet në “Etihad”. Messi do vendos të ardhmen në fillimin e vitit 2021, për shkak se kontrata aktuale i skadon në qershor.

Në rast se i ofrohet kjo super kontratë, atëherë Messi çmendurisht do të jetë pjesë e Cityt deri në moshën 43-vjeçare. Mbetet të shihet nëse do ndodh transferim, ngase interesim për lojtarin vazhdojnë të tregojnë edhe klubet e tjera të mëdha, si PSG dhe Inter Milan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco