Portieri shqiptar rrëfen tmerrin nga tërmeti në Turqi

Portieri shqiptar rrëfen tmerrin nga tërmeti në Turqi

10:38, 02/11/2020

Gentjan Selmani është pjesë e klubit turk të Menemesport prej 2 sezonesh.

Në një lidhje live për emisionin “Rubrika Sportive”, gardiani kuqezi ka rrëfyer tmerrin e tërmetit të fortë që goditi Turqinë pak ditë më parë.

Gjithashtu Selmani ka folur edhe për Kombëtaren si dhe ekipin e Laçit duke u shprehur:

Tërmeti  6.6 ballë në Turqi- Faleminderit Zotit jemi të gjithë mirë. Nuk kemi pasur dëme këtu te zona ku ne jetojmë. Normal që u trembëm, sepse ishte një tërmet shumë i fortë, 6.6 ballë. Nuk patëm dëme materiale dhe në njerëz.

Te pjesa që është më afërt detit, afër ishullit grek dhe Izmirit ka pasur më shumë dëme dhe ka pasur dhe njerëz të vdekur. Shpresoj që kjo tragjedi të kalojë sa më shpejt sepse ka akoma njerëz që janë në kërkim. Institucionet e shtetit janë futur në punë për të gjetur njerëzit dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë. Shpresoj që t’ia dalin.

Domgjoni nuk ka shqetësimi, ishim në klub e u përgatitëm për stërvitje kur ndodhi. Vetëm u trembëm se ishte goditje e fortë, por nuk pati problem. Nuk ka qenë situatë e mirë.  Kemi vazhduar normalisht stërvitjen, te zona ku jemi ne nuk ka pasur shumë dëmtime.

Kombëtarja- Shpresojmë që të bëjmë ndeshje sa më të mira dhe të fitojmë. Ndeshjet e Ligës së Kombeve janë të rëndësishme se të ndihmojnë të ngjitesh një grup më lart. Ekipi ka treguar nivel të mirë loje në 2 ndeshjet e fundit ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, duke aktivizuar trajneri edhe të rinj. Shpresoj që këto dy ndeshje të kemi rezultat pozitiv, që të marrim tre pikët.

Laçi- Unë jam tifoz i atij ekipi, plus tani kam një shtysë më shumë se kam vëllain, Adolfin, që luan qendërmbrojtës. Jam i kënaqur një herë që ndalën bojkotin e filluan kampionatin. Laçi ka ekip të mirë, duhet të qëndrojë me këmbë në tokë e të marrë ndeshjet me radhë dhe të stërviten maksimalisht. Duke e njohur atmosferën, besoj se presidenti do i mbajë me këmbë në tokë. Janë staf punëtor. Shpresoj t’ia arrijnë , titulli nuk është diçka e pamundur, duke parë edhe situatën në ekipet e tjera.

Adolfi nuk është se e ka përmendur fjalën titull, as unë nuk e kam ngacmuar. Këshillat kanë qenë të japin maksimumin në stërvitje, tani fillon kampionati e më pas, kur të kalojnë disa javë, shpallen objektivat”, tha Selmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco