U rikthye me dopjetë, Ronaldo: Qëndrova i ‘burgosur’ më shumë se ç’duhej

U rikthye me dopjetë, Ronaldo: Qëndrova i ‘burgosur’ më shumë se ç’duhej

09:40, 02/11/2020

Se sa i rëndësishëm është Cristiano Ronaldo për Juventusin dhe për çdo skuadër që ka luajtur në karrierë, këtë e konfirmojnë shifrat e karrierës së vetë futbollistit.

Por, kur sheh dëshirën me të cilën portugezi zbriti në fushën e lojës kundër Spezias, duke zgjidhur një situatë delikate të bardhezinjve, kjo ka qenë dhe mbetet ende sot kartolina e këtij fenomeni.

35-vjeçari, i cili më në fund mposhti Koronavirusin, pa të kalonin vetëm 126 sekonda për të shënuar golin e parë personal, për t’i dhënë avantazhin Juventusit, për t’i hapur rrugën suksesit 1-4 në transfertë dhe mbi të gjitha për të mos prishur 123-vjetorin e klubit (Juventusi është themeluar në 1 nëntor 1897).

Por mbi të gjitha, Ronaldo rigjen atë buzëqeshje që atij i kishte munguar, pasi iu desh që të qëndronte për 18 ditë në karantinë, në pritje të tamponit, siç thotë vetë CR7.

“Qëndrova ‘i burgosur’ më shumë kohë se ç’duhej, më shumë kohë sesa e mendoja, ndonëse nuk kisha as simptoma, madje ndihesha shumë mirë, por më në fund u riktheva që të bëj atë që më pëlqen më shumë, të luaj futboll.

Skuadra po rritet ndeshje pas ndeshjeje. Çështja është në gjetjen e ekuilibrave, në krijimin e mekanizmave të duhur mbi idetë e reja që ka sjellë trajneri Pirlo. Por, më besoni kur them se skuadra po rritet dhe shpejt do të shohim diçka më reale sesa ajo sa kemi shfaqur deri tani.

Unë dua të shfrytëzoj këtë rast për të thënë vetëm se Cristiano Ronaldo është rikthyer. Kjo është e rëndësishme, asgjë tjetër më shumë se kaq nuk më intereson, por në të njëjtën kohë jam i lumtur për dopjetën time personale dhe mbi të gjitha për fitoren e skuadrës’, theksoi portugezi i Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco