A fitoi futbolli nga bojkoti? Ja çfarë thotë Safet Gjici në ‘Fair Play’

A fitoi futbolli nga bojkoti? Ja çfarë thotë Safet Gjici në ‘Fair Play’

22:12, 01/11/2020

Më në fund futbolli në vendin tonë nisi, teksa sot u luajtën ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ndërsa kampionati do të fillojë të mërkurën.

Përfundimi i bojkotit nga Liga Profesioniste i hapi rrugën sezonit të ri futbollistik në vend, teksa mbeten për t’u zgjidhur konkretisht kërkesat e Ligës ndaj qeverisë.

Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici, dha mendimin e tij në emisionin “Fair Play” nga gazetarja Enkeleda Zeko në Syri TV.

“Mendoj se fitoi futbolli. Bojkoti nuk është i mirë, sidomos për futbollin. Tani është koha për të zgjidhur në tavolinë të gjitha problematikat që ka Liga. Besoj se do të ketë një zgjidhje reale të katër kërkesave që ka Liga ndaj qeverisë.

Nuk është bërë një premtim që nuk është mbajtur. Edhe një vit më parë u diskutuan shumë problematika. Këtë herë Liga doli me katër kërkesa kryesore. Sidomos ‘Ligji për Sponsorizimin’.

Jemi në rrugën e duhur dhe nuk kemi pse t’i marrin gjërat me nxitim. Realisht duhet të formalizojmë futbollin shqiptar. Ka ardhur koha për të rregulluar problemet që ka futbolli dhe sporti në përgjithësi. Ka ardhur momenti që të zgjidhet dhe të bëhet një ligj shumë i mirë për futbollin”, deklaroi Gjici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco