Bobby Charlton diagnostikohet me sëmundje të rëndë

Bobby Charlton diagnostikohet me sëmundje të rëndë

21:59, 01/11/2020

Ikona e futbollit botëror, Bobby Charlton, është diagnostikuar me sëmundjen e rrezikshme nervore, demenca.

Lajmi është raportuar nga mediat britanike, të cilat kanë mësuar lajmin prej bashkëshortes së ish-futbollistit legjendar të Manchester United dhe Anglisë.

83-vjeçari konsiderohet si futbollisti anglez më i madh i të gjitha kohërave.

Ai ka fituar 3 kampionate angleze si dhe Ligën e Kampioneve, Kupën e Botës dhe “Topin e Artë”.

Për shumë vite, ai ka mbajtur rekordet si lojtari me më shumë gola dhe prezenca te Manchester United dhe Anglia.

Lajmi i sëmundjes së tij ka shokuar komunitetin futbollistik britanik, ku shumë ish-yje të futbollit janë solidarizuar me Bobby Charlton.

Shumë ish-lojtarë të Anglisë kampione në vitin 1966 kanë vdekur nga sëmundjet nervore si Alzheimer, demenca, etj.

Çfarë është demenca?

Demenca nuk është një sëmundje në vetvete, por është një term i përdorur për të përshkruar një grup simptomash. Këto përfshijnë humbjen graduale të kujtesës, rënien e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe probleme me komunikimin. Këto simptoma shkaktohen nga disa gjendje dhe çrregullime.

Rreziku për zhvillimin e demencës rritet në mënyrë dramatike me moshën, por ka shumë persona në moshë të re me probleme demence.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco