Serie A/ Roma kalon Fiorentinën, Napoli surprizohet në shtëpi nga Sassuolo

Serie A/ Roma kalon Fiorentinën, Napoli surprizohet në shtëpi nga Sassuolo

20:55, 01/11/2020

Roma vazhdon momentin pozitiv në Serinë A. Skuadra verdhekuqe, që vinte në javën e 6-të pas barazimit spektakolar me Milanin në “San Siro”, fitoi 2-0 ndaj Fiorentinës në “Olimpico”, ku realizoi nga një gol në çdo pjesë.

Spinazzola shfrytëzoi një top të gjatë të portierit, që nuk u kontrollua si duhet nga mbrojtja vjollcë, duke zhbllokuar takimin që në minutën e 12-të.

Golin e sigurisë verdhekuqtë e gjetën në minutën e 70-të me Pedron, që thjesht shtyu drejt rrjetës asistin perfekt të Mkhitaryan.

Fiorentina e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit të Martinez Quartas me karton të kuq dy minuta para fundit të kohës së rregullt.

Marash Kumbulla këtë herë e nisi ndeshjen nga stoli, me Fonsecan që e aktivizoi në minutën e 90-të në vend të Veretout.

Befasia e mbrëmje ndodhi në “San Paolo”, ku Napoli u mposht 0-2 nga Sassuolo.

Ekipi i Gattusos u ndëshkua me Locatelli në minutën e 58-të me 11-metërsh, ndërsa goli i “Knock out”-it u shënua në minutën e 5-të shtesë nga Lopez.

Vetëm 71 minuta lojë për Elseid Hysajn, vendin e të cilit e mori Mario Rui.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco