Caktohet data se kur do të merret vendimi përfundimtar për Juventus-Napoli

Caktohet data se kur do të merret vendimi përfundimtar për Juventus-Napoli

19:18, 01/11/2020

Vendimi përfundimtar për ndeshjen e 4 tetorit Juventus-Napoli pritet të jepet në datën 9 nëntor.

Kështu raportojnë mediat italiane “Corriere dello Sport” dhe “Corriere dello Mezzogiorno”.

Sipas tyre, në datën 9 nëntor do të mbahet seanca për fatin e takimit të pa luajtur mes bardhezinjve dhe të kaltërve për shkak se disa lojtarë kryesorë ishin infektuar me koronavirus.

Gjykata Sportive Italiane i dha fitoren në tavolinë 3-0 ekipit të Andrea Pirlos, i cili zbarkoi në 4 tetor në fushën e tij, ndërsa Napoli nuk udhëtoi drejt Torinos.

Nëse vendimi i radhës nuk jepet në favor të të kaltërve, drejtuesit e Napolit do ta ankimojnë vendimin në Bordin e Garancisë së Sporteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco