Një rast me koronavirus te Real Madridi para sfidës me Interin, pritet tamponi dytë

Një rast me koronavirus te Real Madridi para sfidës me Interin, pritet tamponi dytë

18:42, 01/11/2020

Njëri prej lojtarëve të Real Madridit është infektuar me koronavirus.

Lajmi raportohet nga media spanjolle “Marca”, e cila shkruan se nga analizat e tamponëve të kryera së fundmi, rezultoi se njëri prej futbollistëve madrilenë është prekur nga COVID-19.

Klubi nuk e ka konfirmuar ende lajmin, ndërsa “Marca” nuk e ka zbuluar emrin e futbollistit në fjalë.

Nëse në tamponin e dytë, lojtari rezulton sërish me koronavirus, atëherë ai nuk luan në takimin ndaj Interit.

Te zikaltrit është kthyer mbrojtësi Milan Skriniar, i cili e ka kaluar COVID-19, por në dyshim mbetet Romelu Lukaku, i cili ka dëmtuar kofshën e majtë dhe nuk u aktivizua në takimin e djeshëm në kampionat ndaj Parmës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco