Vjen nga karantina dhe i jep fitoren Juventusit, dopjetë e Ronaldos në Serie A

Vjen nga karantina dhe i jep fitoren Juventusit, dopjetë e Ronaldos në Serie A

17:00, 01/11/2020

Rikthehet të luajë Cristiano Ronaldo, rikthehet të fitojë edhe Juventusi.

Në minutën e 56-të të sfidës me Spezian portugezi zëvendëson Paolo Dybalan dhe vetëm pas 3 minutave në fushë shënon golin e avantazhit 2-1 për Juventusin.

Më parë kishin realizuar Morata (14’) dhe Pobeda (32’).

Aq duhej që kampionët e Serie A të mos ndalen dhe Rabiot shënon për 3-1 në të 67’.

Më pas, do të jetë sërish CR7 që dhuron spektakël, pasi realizon nga pika e bardhë një gol me stilin “Alla Panenka”, duke vulosur fitoren 4-1 të Juventusit në transfertën me Spezian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco