Chelsea rikthehet tek fitorja në Premier League

Chelsea rikthehet tek fitorja në Premier League

18:28, 31/10/2020

Chelsea ka marrë 3 pikë të rëndësishme në Premier League.

Skuadra e Frank Lampard ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke fituar 3-0 në përballjen ndaj Burnley.

Hakim Ziyech (26’) ishte ai që shënoi golin e parë, me një goditje të saktë me të majtën. Golin e dytë në këtë ndeshje e shënoi me kokë Kurt Zouma, në minutën e 63’. Ndërsa rezultati përfundimtar i takimit u vulos nga Timo Werner në minutën e 70’.

Me këtë fitore, Chelsea renditet në vendin  e katërt me 12 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco