Atalanta kthehet te fitorja dhe vendos rekord në Serie A

Atalanta kthehet te fitorja dhe vendos rekord në Serie A

17:00, 31/10/2020

Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, Atalanta është kthyer te fitorja në javën e 6-të të Serisë A.

Bergamaskët kanë mundur në transfertë Croton-n falë një dygolëshi të Luis Muriel. Kjo ka qenë transferta e gjashtëmbëdhjetë radhazi me gol për Atalanta-n në kampionat, një rekord për klubin zikaltër.

Me tri pikë e mara sot, Gjimshiti me shokë janë ngjitur në vendin e dytë dhe kanë shkuar vetëm një pikë larg Milan-it kryesues që ka një ndeshje më pak.

Crotone mban vendin e fundit me një pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco