Mesazhi emocionues i Zinedine Zidane për Maradonën me rastin e datëlindjes

Mesazhi emocionues i Zinedine Zidane për Maradonën me rastin e datëlindjes

22:44, 30/10/2020

Kur një maestro flet për një maestro. Zoti midis perëndive, dora e tij mbetet akoma në kujtesën e anglezëve. Bëmat e tij me topin nëpër këmbë, kanë mbetur në kujtimet e të gjithëve. Diego Armando Maradona feston sot 60 vjetorin e lindjes. Trajneri i Gimnasia la Plata mori mesazhe me këtë rast nga e gjithë bota.

Nga Madridi, një tjetër hero i Kupës së Botës me Francën në vitin 1998, Zinedine Zidane i dha një urim të dashur ish-numrit 10 të Argjentinës. “Diego Armando Maradona, çfarëdo që të ndodhë, ne të duam shumë. 1986 (viti kur Maradona e Argjentinës fitoi Kupën Botërore në Meksikë) është gdhendur në memorien tonë përgjithmonë. Ishte gjigante! Futbolli më i mirë që kam parë jetën time. Ej, kujdesu për veten tënde. Të përqafoj fort. Shihemi së shpejti, të përshëndes! ”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco