Gjykata e Zvicrës merr vendimin për presidentin e PSG-së

Gjykata e Zvicrës merr vendimin për presidentin e PSG-së

19:22, 30/10/2020

Naser Al Khelaifi shpallet i pafajshëm nga drejtësia në Zvicër. Presidenti i PSG-së akuzohej se kishte dhënë ryshfet për të siguruar të drejtat televizive për Kupën e Botës 2026 dhe 2030 nga FIFA për rrjetin e tij BeIN Sports, duke korruptuar Zherom Valke.

Por sipas drejtësisë zvicerane, këto ngjarje nuk mund të provoheshin para gjykatës me dokumente.

Hetuesia kishte zbuluar se Valke i kishte kërkuar ndihmë atij që të blinte një vilë në plazh dhe Khelaifi e kishte blerë, duke ia kaluar më pas një prej njerëzve të besuar të tij, i cili ia kishte kaluar ish-sekretarit të përgjithshëm te FIFA-s.

Gjithçka kishte ndodhur pak ditë para se BeIN Sports të siguronte të drejtën TV për dy aktivitetet nga FIFA.

Prokuroria kërkoi 28 muaj burg për numrin 1 të PSG, por ai u shpall sot i pafajshëm.

“Pas katër viteve me akuza të pabazuara, akuza të rreme dhe sulme të vazhdueshme ndaj reputacionit tim, sistemi gjyqësor më ka shpallur plotësisht të pafajshëm. Vendim i sotëm është një fitore”, ishte komenti i tij pasi u mësua vendimi i gjykatës në Belinzona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco