Dramë në Prizren, Bashkimi fiton ndaj Trepçës

Dramë në Prizren, Bashkimi fiton ndaj Trepçës

09:44, 30/10/2020

Ndeshje shumë interesante është zhvilluar ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, ku fitore shënuan prizrenasit me rezultat 73:72 (27:15, 13:22, 15:19, 18:12), në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke fituar çerekun e parë 27:15, megjithatë, në periudhën e dytë ndodhi e kundërta, ku mysafirët ishin më të mirë, duke fituar 13:22, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40:37.

Trepça nuk u dorëzua dhe vazhdoi më lojë të mirë edhe në pjesën e dytë. Xehetarët fituan periudhën e tretë 15:19, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 55:56. 10 minutat e fundit ishin shumë interesante, por edhe dramatike. 

Pas një loje me shumë kthesa, Trepça arrin të barazojë rezultatin në 72:72, 19 sekonda nga fundi, por më pas Carter i Bashkimit realizoi njërën nga dy gjuajtjet e lira dhe ia siguroi skuadrës së tij fitoren e parë këtë kampionat.

Te Bashkimi pikë dyshifrore shënuan Nikola Vukçeviq me 22 pikë, Ujkan Karanezi me 13 pikë e 12 kërcime, Shaq Carter me 16 pikë e nëntë kërcime dhe Musab Mala me 12 pikë, 5 kërcime e 7 asistime, kurse te Trepça më të dalluarit ishin Mojeed Ewuosho me 21 pikë, Deshaun Haygood me 20 pikë e 7 kërcime, Burim Zekiqi me 14 pikë dhe Kalin Fisher me 13 pikë e 9 kërcime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco