FOTO/ Nota dhe statistikat e Marash Kumbullës në Europa League

FOTO/ Nota dhe statistikat e Marash Kumbullës në Europa League

23:27, 29/10/2020

Megjithëse Roma nuk ia doli të fitonte ndaj CSKA Sofias në Ligën e Europës, futbollisti i Shqipërisë, Marash Kumbulla, bëri një paraqitje mëse të kënaqshme ndaj ekipit bullgar.

Ndryshe nga dy takimet e fundit me Young Boys dhe Milanin ku tundi rrjetën, 20-vjeçari u tregua një “mur” i vërtetë ndaj ekipit bullgar.

Kumbulla vlerësohet nga “Sofa Score” me notën 7.5, ndërsa për sa i përket paraqitjes në fushë, ai fitoi 6 nga 7 duelet në ajër dhe dërgoi saktë 3 nga 4 topat e gjatë.

Në 4 ndërhyrje, mbrojtësi kuqezi u tregua i saktë, ndërsa kreu me sukses 2 spastrime në zonë.

Tashmë, ai është kthyer në njërin prej lojtarëve më të besuar të trajnerit të Romës, Paulo Fonseka.

Statistikat e paraqitjes së Marash Kumbullës ndaj CSKA Sofies sipas “Sofa Score”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco