Mancini: Duhet pasur më shumë besim te të rinjtë në Serie-A, më vjen keq për Balotelli-n

Mancini: Duhet pasur më shumë besim te të rinjtë në Serie-A, më vjen keq për Balotelli-n

22:37, 29/10/2020

Që ditën e parë që u ul në pankinën e Italisë, Roberto Mancini pati deklaruar se synon të ndërtojë një grup të fortë, ku të ndërthuren më së miri futbollistët me eksperiencë, me të rinjtë e talentuar.

Deri tani tekniku e ka bërë më së miri punën e tij, pasi Italia funksionon në mënyrë perfekte në fushë dhe ka një grup prej afërsisht 40 futbollistësh ku mbështetet, por vetë Mancini nuk është shumë i kënaqur me promovimin e të rinjve në Serinë A.

“Në Serinë A luajnë shumë pak italianë dhe në përgjithësi mendoj se nuk janë më shumë se 30% e totalit të futbollistëve. Mendoj se duhet pasur më shumë besim te të rinjtë dhe mund ta them me bindje se në karrierën time si trajner, nga Fiorentina te Zenit, kam promovuar më shumë talente se kushdo tjetër”, u shpreh trajneri i Italisë.

Mario Balotelli ka qenë një nga talentet e promovuar nga Roberto Mancini, kur ishte në pankinën e Interit, por ndonëse shihej si një nga futbollistët më premtues, tashmë në moshën 30-vjeçare asnjë skuadër nuk i ofron kontratë.

“Më vjen shumë keq ta shoh në moshën 30-vjeçare pa ekip. Supozohej se tani do të ishte në kulmin e pjekurisë teknike e futbollistike, por më vjen keq që nuk po gjen skuadër, sepse ka aftësi për të bërë mirë në fushë dhe do të ishte një alternativë e mirë edhe për Kombëtaren. Karriera e një futbollisti mbaron shumë shpejt dhe duhet angazhim maksimal. Nëse bëhesh futbollist, duhet të ndihesh me fat, pasi një lojë e fëmijërisë bëhet profesioni yt. Më pas tërheqja vjen në një moshë shumë të re dhe je ende në kohë për të bërë një jetë tjetër”, tha Mancini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco