Pioli nuk e fsheh gëzimin: Jam i kënaqur, me fat që stërvis këta lojtarë!

Pioli nuk e fsheh gëzimin: Jam i kënaqur, me fat që stërvis këta lojtarë!

21:45, 29/10/2020

Trajneri i Milanit Stefano Pioli nuk e fshehu gëzimin pas fitores 3-0 ndaj Sparta Pragës në Ligën e Europës ditën e sotme duke grumbulluar 6 pikë në dy ndeshjet e para.

Pasi e çoi në 23 numrin e ndeshjeve pa humbje,Pioli i konsideroi të gjithë lojtarët e tij si “titullarë dhe askush nuk është alternativë stoli”.

“Kjo është ajo që duhet të bëjmë, të kontrollojmë lojën dhe të kuptojmë situatat si dhe të alternohemi me manovrimet për të arritur lojtarët e lirë në fushë. Në tërësi ishte një paraqitje e mirë. Jam i kënaqur me të gjithë skuadrën. Për mua nuk ka alternative, të gjithë janë titullarë. Jam me fat që stërvis këta lojtarë dhe tani zgjedhjet bëhen më të vështira për mua. Kjo është gjë e mirë për mua, do të thotë që vazhdojmë të rritemi. Duke luajtur kaq shpesh konsumojmë energji fizike dhe mendore. Presim një ndeshje të vështirë me Udinezen, vjet na vuri në vështirësi në ‘San Siro’. Sistemi i lojës? E rëndësishme është të luajmë mirë dhe vazhdojmë në këtë rrugë”, deklaroi Stefano Pioli pas fitores ndaj Sparta Pragës 3-0 në “San Siro”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco