Shkodran Mustafi i pavendosur për të ardhmen: Rëndësi ka që u riktheva të luaj

Shkodran Mustafi i pavendosur për të ardhmen: Rëndësi ka që u riktheva të luaj

19:19, 29/10/2020

Shkodran Mustafi është në vitin e tij të fundit të kontratës me Arsenalin dhe në Londër janë të shqetësuar për këtë fakt.

Me ardhjen e Artetës në krye të ekipit Mustafi e ka rritur shumë nivelin e paraqitjeve të tij dhe në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar u shndërrua në titullar fiks.

Tashmë është kthyer të luajë pas tre muajsh larg fushave për shkak të një dëmtimi, teksa ende zien çështja e kontratës.

Mediet angleze raportojnë se Mustafi ka refuzuar ofertë për rinovim në verë dhe i ka shprehur klubit dëshirën për tu larguar nga Londra.

Mediet italiane e lidhin me një rikthim në Serie A, teksa për këtë çështje flet edhe vetë mbrojtësi.

Ai shprehet se nuk ka biseduar në lidhje me rinovimin me drejtuesit e Arsenalit.

Ish-kampioni i Botës erdhi në Angli në verën e vitit 2016 për shifrën 41 milionë eurove dhe mund të largohet falas nga “Topçinjtë”.

“Momentalisht jam i lumtur që jam kthyer nga dëmtimi. Ishin tre muaj të gjatë. Thjesht isha i lumtur për kthimin dhe që jam në gjendje të luaj sërish. Nuk kemi biseduar ndonjë gjë, prandaj s’kam ndonjë gjë për t’iu treguar”, mësohet të jetë shprehur Mustafi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco