Çiftet e 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, ndeshjet që do të luhen të dielën

Çiftet e 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, ndeshjet që do të luhen të dielën

17:22, 29/10/2020

Janë zbardhur çiftet e Kupës së Shqipërisë, që do të luhen ditën e diel, për raundin e 1/16-ve.

Në Grupin A, Tirana përballet me Shkumbinin (A1), Laçi pret Vorën (A2), ndërsa Teuta luan ndaj Tërbunit (A3).

Përballje interesante dhe e bukur, do të jetë ajo mes Flamurtarit dhe Dinamos (A5), me të dyja skuadrat që do kërkojnë fitoren.

Përballjet e tjera në këtë grup janë: Bylis-Veleçiku (A4), Kastrioti-Burreli (A6), Besëlidhja-Egnatia (A7), Korabi-Erzeni (A8).

Interesante janë edhe përballjet në Grupin B, ku Kukësi përballet me Maliqin (B1), Skënderbeu me Tomorin (B2), Partizani me Ilirinë (B3) dhe Vllaznia me Devollin (B4).

Përballjet e tjera në këtë grup janë: Luftëtari-Elbasani (B5), Apolonia-Turbina (B6), Pogradeci-Oriku (B7) dhe Lushnja-Besa(8).

Në raundin tjetër do të përballen fituesit e çifteve:

GRUPI A

A1-A8

A2-A7

A3-A6

A4-A5

GRUPI B

B1-B8

B2-B7

B3-B6

B4-B5

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco