Barça u ‘tall’ me Ronaldon, vjen menjëherë reagimi i Juventusit: CR7 vjen dhe...

Barça u ‘tall’ me Ronaldon, vjen menjëherë reagimi i Juventusit: CR7 vjen dhe...

09:47, 29/10/2020

Barcelona fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Juventusit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Pas ndeshjes, Barcelona ‘provokoi’ Juventusin dhe Ronaldon, duke thënë se ‘Bianconerët’ patën mundësi të shohin në fushën e tyre lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, duke iu referuar Lionel Messit.

“Ne jemi të kënaqur që keni pasur mundësinë të shihni më të mirën e gjitha kohërave në fushën tuaj Juventus”, shkruhej në një postim të Barcelonës në Tëitter.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Juventusit, të cilët i dhanë një paralajmërim katalanëve.

“Ju ndoshta e keni përdorur fjalorin e gabuar. Ne do t’ju sjellim të duhurin në ‘Camp Nou’, thuhej në reagimin e Juventus.

Referenca është për mundësinë e llogaritjes së Cristiano Ronaldos në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”. Tani numërimi ka filluar mbrapsht për ndeshjen e kthimit midis Barcelonës dhe Juventusit, e planifikuar për më 8 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco