Gjermania bën hapa prapa, mbyll stadiumet për tifozët në Bundesliga

Gjermania bën hapa prapa, mbyll stadiumet për tifozët në Bundesliga

19:15, 28/10/2020

Në mënyrë që të luftojë kundër përhapjes së pandemisë koronavirus, Gjermania sapo ka njoftuar mbylljen stadiumeve për tifozët e Bundesliga siç raportohet nga media gjermane dhe në veçanti “Sport Bild”.

Kjo do të zbatohet edhe për kampionatet e tjerë profesionistë në vend. Kjo masë e re do të hyjë në fuqi të hënën dhe do të zgjasë të paktën deri në fund të nëntorit.

Që do të thotë se kjo fundjavë do të jetë e fundit me spektatorë në Bundesliga. Në Javën e 6-të veçohen ndeshjet Arminia Bielefeld-Borussia Dortmund, Koln -Bayern Munich dhe Borussia Monchengladbach- Leipzig.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco