Vllaznia mposht në miqësore Kastriotin

Vllaznia mposht në miqësore Kastriotin

17:55, 28/10/2020

Është mbyllur me fitoren e shkodranëve, ndeshja mes Kastriotit dhe Vllaznisë në Fushë-Krujë, me rezultatin 1-0.

Një autogol i mbrojtësin Bojom në minutën e 8’, i dha fitoren Vllaznisë, që mbrojti rezultatin deri në fund. Trajnerët shikuan gjendjen e futbollistëve të tyre, para fillimit të kampionatit, i cili ende nuk dihet se kur do të startojë, për shkak të bojkotit të skuadrave, që kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave nga qeveria.

Brdariç dhe Ndreu, kanë bërë ndryshime të shumta në pjesën e dytë, për të parë gjendjen e të gjithë futbollistëve deri në këtë moment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco