Cungu: Bëmë paraqitje dinjitoze ne Europë, rivalët për titull janë...

Cungu: Bëmë paraqitje dinjitoze ne Europë, rivalët për titull janë...

16:34, 28/10/2020

Në pritje të vendimit përfundimtar për nisjen e kampionatit, skuadrat e Superiores po ngrohin motorët për të qenë në formë optimale në javën e parë të kampionatit. Trajneri i Laçit, Armando Cungu, në një prononcim të dhënë së fundmi e pranon se skuadra e tij ndoshta do ta kishte qenë në formë më të mirë pas përfundimit të përvojës europiane.

“Nuk është e lehtë të punosh në kushte të tilla, për të motivuar futbollistët apo të punosh në stërvitje. Edhe sezoni i kaluar nuk ishte i zakonshëm. Ne, që morëm pjesë në Europë, mund të ishim në formë shumë të mirë për kampionatin. Megjithatë duhet të sakrifikojmë, kur bëhet fjalë për të mirën e futbollit,” tha Cungu për "Super Sport".

Objektivat e Laçit: Nuk preferoj të flas me fjalë të mëdha, llogaritë bëhen në fushë. Klubi ka investuar shumë, në të gjithë presim një Laç tjetër, më konkurrues dhe më të fortë sa u përket rezultateve. Për titullin na vjen natyrshëm. Sezonin e kaluar ishim shumë mirë dhe bëmë paraqitje dinjitoze ne Europë. Objektivi im është ndeshja e parë dhe të shikojmë njëra pas tjetrës.

Prurjet te Laçi: Nuk e kam problem presionin, pasi vetë jeta është presion. Kur vijnë shumë lojtarë, është normale që iu duhet kohë për t’u futur në mekanizmat e skuadrës. Besoj se jemi në rrugën e duhur, lojtarëve të rinj u duhet më shumë kohë, të jemi realistë.

Rivalët e Superiores: Nuk mund të them emra, por mendoj se ata që ishin në Europë do të jenë përsëri konkurrues. Vllaznia është përmirësuar nga sezoni i kaluar. Apolonia është me djem të rinj, që do kërkojnë të shkëlqejnë për të dalë në skenë. Mendoj se ekipet që ishin në Europë, do jenë rivalë për titull.

Eliminimi nga Europa League: Koha është ilaçi më i mirë. Do të mbetet një moment i hidhur në gjithë karrierën time. Ishin shumë afër kualifikimit, madje deri në minutat e fundit ishin ne të kualifikuar, por fati nuk ishte me ne. Kjo u ka ndodhur edhe ekipeve të mëdha. Nuk do ta harroj kurrë atë moment.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco