Grumbullohet Kombëtarja, nis misioni për dy ndeshjet e vështira

Grumbullohet Kombëtarja, nis misioni për dy ndeshjet e vështira

13:34, 28/10/2020

Të enjten (nesër) grumbullohet Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kombëtaren tonë e presin dy ndeshje të vështira në hapje të eliminatoreve për “Euro 2022”. 

Në fazën e dytë kualifikuese për Evropianin 2022, Kosova është në grupin e tetë së bashku me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Janë kombëtare të suksesshme, por synimi është i qartë – kualifikimi në “Euro 2022”. 

Nuk do të jetë lehtë por të gjithë janë të vendosur për hapa tutje para. Të mërkurën e ardhshme, më 4 nëntor, Kosova luan në Podgoricë ndaj Malit të Zi. Më 8 nëntor e presim Suedinë në Prishtinë. Për shkak të ngritjes që kemi pasur në vitet e fundit, kualifikimet I nisim prej fazës së dytë. 

Por synojmë ngritje të mëtejme, ndonëse në situatë të vështirë dhe vërtetë sfiduese ku grumbullimi i ekipit më të mirë mbetet në dyshim. Lojtarët e Kombëtares të enjten paradite fillimisht do të testohen për COVID-19. Prej orës 13:00 akomodohen në Hotel International në Prishtinë. 

Stërvitja e parë është prej orës 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco