Rikthehet futbolli në Shqipëri, FSHF merr vendimin zyrtar: Nga data...

Rikthehet futbolli në Shqipëri, FSHF merr vendimin zyrtar: Nga data...

10:55, 28/10/2020

FSHF ka njoftuar së fundmi se do të fillojë kampionati në Kategorinë e Parë dhe të Dytë në fundjavë, por edhe ai i moshave.

Njoftimi zyrtar:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim.

Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco