Konfirmohet ndeshja miqësore Shqipëri - Kosovë

Konfirmohet ndeshja miqësore Shqipëri - Kosovë

10:18, 28/10/2020

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Kosovën më 11 nëntor 2020.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndërsa dueli do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 17:00.

Në këtë datë Shqipëria kishte planifikuar miqësore me Gjibraltarin, por gjithçka u anulua për shkak të masave kufizuese në kuadër të pandemisë COVID-19, që vështirësojnë udhëtimet e skuadrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco