Vendime të diskutueshme/ Pezullohet gjyqtari i ndeshjes Milan – Roma

Vendime të diskutueshme/ Pezullohet gjyqtari i ndeshjes Milan – Roma

09:46, 28/10/2020

Milan dhe Roma të hënën luajtën një ndeshje spektakolare me gjashtë gola, por vëmendjen më të madhe e mori gjyqtari, Piero Giacomeli.

Arbitri kryesor mori disa vendime të diskutueshme. Ai fillimisht dha një penallti për Romën në minutën e 71-të, pa u konsultuar fare me VAR-in.

Më pas ai ‘fshiu’ gabimin dhe akordoi një penallti për Milanin, i cili ishte gjithashtu i diskutueshëm. Dje, mediet italiane ishin plot kritika për gjykimin e tij, por edhe për menaxhimin e VAR nga Luigi Nasca.

Për shkak të kësaj, komisioni disiplinor vendosi që dyshja Giacomeli – Nasca të pezullohen për një muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco