Presidenti i Barcelonës nuk jep dorëheqjen, pret rezultatin e referendumit

Presidenti i Barcelonës nuk jep dorëheqjen, pret rezultatin e referendumit

21:28, 26/10/2020

Përkundër pritshmërive, Joseph Bartomeu ka vendosur të mos japë dorëheqjen nga presidenca e Barcelonës dhe të qëndrojë aty në pritje të një referendumi të programuar për t’u mbajtur të dielën ose të hënën në “Camp Nou”.

Sot është mbledhur Këshilli Administrativ i klubit “blaugrana” për të miratuar bilancet financiare të sezonit të kaluar dhe mediat spanjolle paralajmëruan një dorëheqje të drejtuesit kryesor të Barcelonës, por nuk ka ndodhur kështu.

Pas konsultimit me stafin e tij të ngushtë, Bartomeu ka vendosur të qëndrojë në postin e tij, në pritje të verdiktit të referendumit, gjithmonë nëse ky i fundit do të mbahet.

Bartomeu është kontestuar shumë nga tifozë, aksionerë e futbollistë dhe së fundi janë mbledhur edhe firmat e nevojshme për një referendum për largimin e parakohshëm të presidentit, ndërsa pritet të vendoset nëse do të mbahet votimi këtë fundjavë.

Klubi i Barcelonës kishte kërkuar shtyrjen e referendumit për shkak të situatës së krijuar me pandeminë, por duket se autoritetet e Katalunjës nuk kanë ndërmend t’i përgjigjen pozitivisht.

Gjithsesi nëse Bartomeu nuk largohet më herët, atëherë do të pritet fundi i mandatit të tij, në mars të vitit të ardhshëm dhe duke parë pakënaqësinë e theksuar ndaj tij, vështirë se do t’i besohet një tjetër periudhë 4-vjeçare drejtimi.

Numri një i klubit katalan është kontestuar vazhdimisht nga tifozët, që e kanë kritikuar për rezultatet e dobëta sezonet e fundit dhe kulmi arriti këtë verë me përplasjen me Lionel Messin, që për pak solli largimin e yllit argjentinas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco