Strakosha mungon në stërvitje, rrezikon sfidën e Championsit

Strakosha mungon në stërvitje, rrezikon sfidën e Championsit

18:25, 26/10/2020

Portieri i Lazios dhe i Shqipërisë, Thomas Strakosha, mund të mungojë në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampioneve kundër Club Brugge.

25-vjeçari nuk është parë në seancën stërvitore të ditës së sotme. “Lazionews” raporton se ka gjasa që Strakosha të mos grumbullohet për sfidën ndaj kampionëve të Belgjikës.

Ai nuk ishte prezent as në sfidën e fundit në kampionat ndaj Bolonjës, ku në vend të tij luajti veterani Pepe Reina.

Ajo çfarë është më e çuditshme është se nuk ka informacione nëse Strakosha është dëmtuar apo është vendim i trajnerit Simone Inzagi për ta lënë sërish pushim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco