Te Barcelona presin dorëheqjen e presidentit Bartomeu

Te Barcelona presin dorëheqjen e presidentit Bartomeu

16:50, 26/10/2020

Në Katalunjë po zhvillohet sot mbledhja e këshillit të Administrimit të Barcelonës, ku pritet të miratohet bilanci financiar i sezonit të kaluar, por mediat spanjolle raportojnë se pritet të ketë edhe surpriza të bujshme.

Kështu presidenti Joseph Bartomeu duket se ka vendosur të japë dorëheqjen sot, për të shmangur një shkarkim të mundshëm me referendum, ashtu siç po veprojnë tashmë aksionerët e klubit “blaugrana”.

Aktualisht janë mbledhur firmat e nevojshme për mbajtjen e referendumit për të ardhmen e Bartomeut te Barcelona dhe votimi pritet të zhvillohet në fillim të muajit nëntor, pavarësisht tentativave të presidentit aktual për ta shtyrë.

Kjo pasi nëpërmjet klubit, Bartomeu i dërgoi një letër zyrtare rajonit të Katalunjës, ku i kërkoi shtyrjen e referendumit për të ruajtur shëndetin e aksionerëve, duke qenë se jemi në një situatë shqetësuese pandemie.

Megjithatë drejtuesit e rajonit të Katalunjës refuzuan shtyrjen, pasi argumentuan se nuk kanë asnjë arsye ligjore për ta bërë këtë dhe tashmë Bartomeu duket se ka vendosur të japë dorëheqjen, për të shmangur shkarkimin në fillim të muajit të ardhshëm.

Mandati i Josiph Bartomeut përfundon në mars të vitit të ardhshëm, por problemet në klub me Lionel Messin dhe disa titullarë të tjerë, duket se kanë krijuar një situatë në të cilën presidentin nuk e do më askush dhe të gjithë duan ta largojnë sa më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco