Dueli në Champions/ Del Piero këshillon Pirlon: Bëj këtë gjë kundër Barcelonës!

Dueli në Champions/ Del Piero këshillon Pirlon: Bëj këtë gjë kundër Barcelonës!

15:40, 26/10/2020

Alessandro Del Piero ka befasuar së fundmi me disa fjalë para ndeshjes Juventus – Barcelona.

Ikona e “Zonjës së Vjetër” ka këshilluar trajnerin Andrea Pirlo që të përdorë një sistem shumë sulmues kundër skuadrës katalane.

Del Piero beson se Juventusi mund t’ia dal duke përdorur modulin e lojës 4-2-4, sistem ky që nuk është përdoruar thuajse asnjëherë nga kjo skuadër.

“Pirlo po kërkon zgjidhje, ai do të ndryshojë skuadrën edhe sipas kundërshtarit dhe nuk përjashtohet se ai ndryshon sistemin”, ka thënë Del Piero.

“Juve me Dejan Kulusevski dhe Federico Chiesa ka potencial për të shtyrë përpara, me 1 kundër 1. Shoh të mundshëm lojën me dy mesfushorë të qendrës, për një modul 4-2-4”, ishin fjalët e italianit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco