Armando Broja titullar në suksesin e Vitesses ndaj gjigantit holandez

Armando Broja titullar në suksesin e Vitesses ndaj gjigantit holandez

17:00, 25/10/2020

Tjetër  paraqitje pozitive e Armando Brojës me Vitessen në kampionatin holandez.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare luajti titullar dhe qëndroi në fushë për 82 minuta në suksesin 2-1 të ekipit të tij ndaj PSV Eindhovenit, rezultat që e mban Vitessen në krye të klasifikimit të Eredivisie me 15 pikë, aq sa ka edhe Ajaxi i Amsterdamit, që mban vendin e parë vetëm falë golaverazhit më të mirë.

Vitesse shënoi që në minutën e 9-të me Rasmussen, i cili gjeti me kokë krosimin e nga këndi të Wittek, duke e dërguar topin në rrjetë.

Thuajse më një gol identik me atë që zhbllokoi takimin, PSV barazoi rezultatin në minutën e 50-të.

Krosim nga këndi i Max dhe Boscagli i gjen kohën topit për ta dërguar pas shpinës së portierit, 1-1.

Reagimi i Vitesses ishte i menjëhershëm, pasi vetëm 4 minuta më pas Openda, i shërbyer nga Wittek, shënoi një gol të thjeshtë për rezultatin 2-1, që nuk ndryshoi më në minutat e mbetura të sfidës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco