Pas triumfit në MMA, Khabib Nurmagomedov bën postimin emocionues

Pas triumfit në MMA, Khabib Nurmagomedov bën postimin emocionues

09:57, 25/10/2020

Khabib Nurmagomedov dëshmoi edhe një herë se është një kampion i lindur. Luftëtari nga Dagestani mposhti mbrëmjen e djeshme luftëtarin amerikanin Justin Gaethje në duelin kryesor të UFC 25.

Pas këtij triumfi, 32 vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka falënderuar të babain e ndjerë për mësimet që i ka dhënë gjatë jetës.
“Kur Zoti është me ju, askush nuk mund t’iu thyej, askush. Faleminderit babi për gjithçka që më ke mësuar gjatë jetës, Allahu të shpërbleftë me parajsë”, ka shkruar Khabib.

Reagime të shumta për fitoren e Khabib ka patur edhe nga njerëz të rëndësishëm të sportit si Conor McGregor, Dana White dhe Cristiano Ronaldo.

McGregor:  “Performancë e mirë Khabib Nurmagomedov. Unë do të vazhdoj. Respekt dhe ngushëllime për babain tënd, përsëri. Për ty dhe familjen tënde. I juaji, McGregor”, ishte shkrimi i McGregor

Dana White: “Urime Khabib, ke arritur GJITHÇKA që i ke vendosur qëllim vetes.  Je luftëtari më i mirë P4P (peshë për peshë) në botë dhe me të vërtetë je “G.O.A.T” i këtij sporti. 29-0”, shkruan Ëhite në një postim në Tëitter.

Ronaldo: “Urime vëlla! Babai yt është krenar për ty”, ishte postimi i Ronaldos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco