VIDEO/ Khabib një legjendë, mposht Gaethje në raundin e dytë dhe tërhiqet nga MMA

VIDEO/ Khabib një legjendë, mposht Gaethje në raundin e dytë dhe tërhiqet nga MMA

08:22, 25/10/2020

Khabib Nurmagomedov siguroi një fitore shkëlqyer ndaj Justin Gaethje në duelin kryesor të UFC 25, me luftëtarin amerikan që u dorëzua në raundin e dytë. Dueli ishte deri diku u ekulibruar në raundin e parë, ndonëse dallohej epërsia e Khabib, por në të dytin doli në pah mjeshtëria e 32-vjeçarit, që pas një kapjeje të befasishme e detyroi Justin Gaethjen të dorëzohej.

Ky sukses ishte shumë i rëndësishme për Khabib, i cili u kthye në kafaz për herë të parë që kur babai i tij Abdul, gjithashtu ish-trajneri i tij, vdiq në Moskë muaj më parë i prekur nga Koronavirusi. Në fakt, nuk është vetëm kjo.

ImageLuftëtari i Dagestanit, i prekur emocionalisht nga fitorja dhe me lot në sy, njoftoi pas duelit se kishte vendosur të tërhiqej nga MMA, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte luftërat pa patur babanë e tij në krah.

Khabib tha se i kishte premtuar nënës së tij se do të tërhiqej pas vdekjes së babait. Në fund të UFC 25 ai deklaroi se është njeri i fjalës dhe ka vendosur të tërhiqet.

Image

“Nëna ime më ka kërkuar që të tërhiqem nga UFC. Nuk mund të luftoj pa babain tim. Duhet ta mbyll me sonte. Duajini prindërit, nesër ata nuk mund të jenë më pranë jush dhe do të jetë shumë vonë për ju", thënë Khabib.

Luftëtari nga Dagestani la një rekord fenomenal në MMA, me 29 fitore në 29 ndeshje, 8 prej të cilave i ka fituar me “knock-out”, ndërsa 11 me dorëzim të kundërshtarit. Vetëm 10 suksese i ka marrë me vendim të jurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco