Fitore me 9 gola, Teuta e pamëshirshme në miqësore

Fitore me 9 gola, Teuta e pamëshirshme në miqësore

22:43, 24/10/2020

Teuta e Edi Martinit ka shkëlqyer në testin brenda familjes, duke triumfuar me rezultatin 9-1 ndaj ekipit U21 në ndeshjen e zhvilluar në “Olympic Park”.

Kujtojmë që ekipi i 21-vjeçarëve drejtohet nga Gentian Begeja. Pjesa e parë u mbyll 3-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, durrsakët realizuan dhe gjashtë gola , duke vulosur shifrat në 9-1.

Ishin 21-vjeçarët që realizuan të parët me Smalajn, ndërkohë që ekipi i drejtuar nga Edi Martini përmbysi gjithçka. Hebaj realizoi tripletë në këtë miqësore, ndërkohë që Hoxha, Avdyli, E.Vila, Zogaj, Kapllani dhe Gruda realizuan 6 golat e tjerë./ panorama


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco