Zidane i lumtur për fitoren në ‘El Clasico’: Ne gjetëm hapësirë për t’i ndëshkuar....

Zidane i lumtur për fitoren në ‘El Clasico’: Ne gjetëm hapësirë për t’i ndëshkuar....

21:11, 24/10/2020

Real Madrid ka dalë fitimtar nga Camp Nou dhe ka marrë kreun e La Liga-s. Trajneri Zidane nuk e ka fshehur kënaqësinë pas fitores në Clasico:

“Jam shumë i gëzuar për lojtarët, është një fitore skuadre. Nuk kemi bërë ndeshjen perfekte, por të fitosh këtu nuk është e lehtë. E kemi përgatitur mirë ndeshjen”, ka thënë Zizou.

“Jemi mbrojtur shumë mirë, në mënyrë kompakte, dhe kështu është më e lehtë. Ata ishin shumë të hapur dhe ne kemi gjetur hapësira: nuk kemi harruar si luhet, por e kemi të vështirë kundër skuadrave që mbyllen në mbrojtje”.

“Nëse për ne është një revansh? Po, por janë tri pikë, asgjë më shumë. Tani të shijojmë rezultatin, të pushojmë dhe më pas do të mendojmë për ndeshjen e së martës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco