Video/ Rikthehet epërsia e Real Madrid

Video/ Rikthehet epërsia e Real Madrid

16:05, 24/10/2020

17:30

Real Madrid ka rikthyer epërsinë në ‘El Clasico’.

 

Skuadra e Real Madrid ka arritur të rikthejë epërsinë në ‘El Clasico’, falë një penalltie të Sergio Ramos.

Kapiteni i ‘Los Blancos’ fitoi vet penalltinë dhe vet e konvertoi në gol, në minutën e 62’.

Ishte Clement Lenglet ai që pengoi spanjollin, për t’i kthyer epërsinë Real Madridit.

 

16:12

Barcelona ka reaguar shumë shpejtë në ndeshjen ndaj Real Madrid.

Ishte një gol i shpejtë i Real Madrid me Fede Valverde që i dha epërsinë mysafirëve nga Madridi, në ‘Clasicon’ e sotme.

Por, më i shpejtë ishte reagimi i Barcelonës, të cilët barazuan pas vetëm tre minutave.

Një top i mirë nga Lionel Messi për Jordi Alba gjeti mbrojtësin në zonë, me këtë të fundit që asistoi për Ansu Fati, i cili me lehtësi dërgoi topin në rrjetë.

 

Goal Ansu Fati! That pass from Messi ????????Barcelona 1:1 Real Madrid #ElClasico
Follow @sporty_streams For Livestream
pic.twitter.com/dKTosRBo9l

— OFFICIAL_ONOME (@Onome234) October 24, 2020

16:05

Është zhbllokuar sfida mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Real Madrid ka arritur që pas vetëm pesë minutave ta zhbllokojë sfidën kundër Barcelonës

Mjaftuan pak minuta që Fede Valverde të vinte në një pozitë 1 kundër 1 me portierin.

Nga ajo pozitë, mesfushori nuk pati telashe që të dërgonte topin në rrjetë.

 

Goal Fede Valverde! Barcelona 0:1 Real Madrid #ElClasico
Follow @sporty_streams For Livestreams
pic.twitter.com/8AAiGvwoin

— OFFICIAL_ONOME (@Onome234) October 24, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco