'El Clasico'/ Barcelona - Real Madrid, formacionet e mundshme

'El Clasico'/ Barcelona - Real Madrid, formacionet e mundshme

09:24, 24/10/2020

Është dita e derbit! Në orën 16:00, kur gjyqtari Huan Martinez Munuera të vërë bilbilin në gojë, e gjithë bota do t’i ketë sytë nga “Camp Nou” për të ndjekur duelin më “të zjarrtë” në Spanjë, atë mes Barcelonës dhe Real Madrid, e vlefshme për javën e 7-të në La Liga.

Për fat të keq, “El Clasico” e këtij sezoni do të jetë pa tifozë në shkallët e stadiumit. për shkak të pandemisë së Covid-19. Por nuk ka dyshim se shtëpitë nëpër Madrid dhe Katalunjë do të lëkunden në ritmin e derbit.

Një duel interesant që premton mjaft spektakël në fushën e lojës. Reali dhe Barcelona nuk e kanë nisur mirë sezonin dhe “El Clasico” mund të jetë një shans i mirë për të kthyer faqe.

Blaugranët një javë më parë humbi ndaj Getafes (0-1), ndërsa”Los Blancos” humbën, ndaj Cadiz (0-1).

Trajneri i katalanasve, Ronaldo Koeman nuk do të ketë në dispozicion për këtë sfidë, Marc-Andre ter Stegen dhe Samuel Umtiti për shkak të dëmtimi, ndër Jordi Alba është rikuperuar dhe do të jetë në fushë nga minuta e parë.

Ndërsa nga ana tjetër, tekniku Zinedine Zidane do të ketë në dispozicion në këtë përballje kapitenin, Sergio Ramos, i cili mungonte për shkak të një dëmtimi. (Syri.net)

Formacionet e mundshme:

Barcelona: Neto; Sergino Dest, Gerard Pique, Clement Lenglet, Jordi Alba; Sergio Busquets, Frenkie de Jong; Antoine Griezmann, Philippe Coutinho, Ansu Fati dhe Lionel Messi.

Real Madrid: Thibaut Courtois; Nacho, Raphael Varane, Sergio Ramos, Ferland Mendy; Casemiro, Toni Kroos, Luka Modric, Fede Valverde; Vinicius dhe Karim Benzema.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco